Vlerësimi I fushave të prekura nga korrupsioni në nivel lokal

Asociacioni për Iniciativë Demokratike (ADI), si pjesë e Projektit të USAID për Pjesëmarrje qytetare, zhvilloi një hulumtim për të vlerësuar fushat e ndjeshme dhe perceptimet për korrupsionin në nivelin lokal.

Hulumtimi u zhvillua në pesë komuna të synuara – Gostivar, Manastir, Kavadarc, Kumanovë dhe Shtip. Procesi i hulumtimit përfshinte analizën e kornizës përkatëse ligjore dhe hulumtimet dhe analizat relevante; biseda me palët përkatëse të interesit dhe një anketë me numër reprezentativ të qytetarëve në komunat që ishin qëllim I hulumtimit.

Rreth 80% e qytetarëve në pesë komunat e përfshira në hulumtim  besojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 10 vjet më parë. Sipas qytetarëve, faktori më I rëndësishëm për korrupsion është dëshira për t’u pasuruar shpejt e njerëzve të pushtetit, dhe faktori më pak I rëndësishë janë të ardhurat e ulëta të nëpunësve publikë. Rreth 8% e qytetarëve në pesë komunat e anketuara u është kërkuar ryshfet gjatë vitit të kaluar. Nga qytetarët që u është kërkuar ryshfet 35.3% kanë thënë se kjo u ka ndodhur në institucionet e shëndetësisë. Qytetarët besojnë se korrupsioni në Maqedoninë Veriore është më i përhapuri në gjyqësor, dhe më pak i përhapur në mbrojtjen sociale.

Mosbesimi në institucione është faktori kryesor I moslajmërimit të korrupsionit. Pothuajse 70% e qytetarëve nuk dijnë ku të raportojnë korrupsion.

Vlerësimi I fushave të prekura nga korrupsioni në nivel lokal