[vc_row][vc_column][vc_column_text]7 prill, Universiteti i Europës Juglindore Tetovë: Promovimi i projektit „Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal“.
Komunat e përfshira: Bërvenicë, Vrapçisht, Gostivar, Jegunovcë, Kerçovë, Kumanovë, Mavrovë-Rostush, Strugë dhe Tetovë.
Periudha e implementimit: 30.01 2016 – 30.06.2018
Drejtori ekzekutiv zotëri Lulzim Haziri gjatë prezantimit të projektit theksoi se projekti në fjalë perfshinë ngritjen e kapaciteteve të pushtetit lokal, mbështetjen në përgatitjen e Strategjive për përmisimin e dialogut ndërkulturor në komunat Kumanovë, Strugë dhe Mavrovë-Rostush qe do të përfaqësojnë mekanizëm të institucionalizuar për të gjithë aktoret kyç në nivel lokal për angazhimin e tyre të vazhdushëm në përmisimin e dialogut ndëretnik dhe ndërkulturor.
Gjithashtu, projekti do të përkrah organizatat e shoqërisë civile në zbatimin e aksioneve me markë multikulturore.
Në promovimin e projektit fjalën përshëndetëse e kishte Drejtori i parë Ekzekutiv zotëri Albert Musliu i cili me 22 vjet ekperiencë në ADI i angazhuar kryesisht në mbështetjen e shoqërisë multietnike. Përfaqësuesi për bashkëpunim i Delegacionit të Bashkimit Evropian zotëri Martin Klaucke përshëndeti të gjithë mysafirët e pranishëm dhe tregoi mbështetje për aktivitetet të cilat forcojnë bashkëpunimin e bashkësive ndëretnike në vend. Kryetarja e Komunës së Tetovës zonja Tetuta Arifi si dhe Kryetari i Komunës së Mavrovë-Rostushës zoteri Mukrem Mehmedi dhanë mbeshtetje për projektin dhe i dhanë kahje aktiviteteteve që pushteti lokal ka ndërmarrë në promovimin e marrëdhënieve ndër-etnike.
Në këtë ngjarje morrën pjesë Kryetarët e komunave, kryesuesit e Këshillave komunale, anëtarë të Komisioneve për marrëdhënie mes bashkesive të komunave, organizata lokale civile, institucione shtetërore dhe mediume.
Projektin e realizon Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) në partneritet me Asociacionin multietnik “Florens Najtingël” dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore” dhe është me perkrahje financiare nga Bashkimi Evropian.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_media_grid grid_id=”vc_gid:1460120372131-24df3642-b08c-9″ include=”564,563,560,559,557,556,555,554,553,552,551,550,549,565,547,570,546,545,543,569,542,541,540,539,538″][/vc_column][/vc_row]