Në këtë dokument të politikave publike ne analizojmë transparencën e komunave, efikasitetin e shërbimeve që ato ofrojnë për qytetarët dhe rolin aktual të organizatave të shoqërisë civile si vëzhguese e punës së komunave. Analiza është bërë në bazë të dokumenteve në dispozicion, analizave, hulumtimeve në ueb faqet e komunave dhe intervistave me shefat e drejtorive për zhvillim ekonomik lokal në katër komuna: Shtip, Demir Kapi, Kumanovë dhe Karposh.