Në kuadër të këtij raporti janë paraqitur rezultatet nga analiza e gjendjes me digjitalizimin dhe disponueshmërinë e e-shërbimeve në disa institucione publike nga sektorë të ndryshëm në vend. Analiza zbatohet si pjesë e projektit “Nxitja e inovacionit digjital institucional – një mjet për të luftuar korrupsionin!”, realizuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) dhe Qendra për Inovacionin Social Blink 42-21, me mbështetje financiare të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.